Zhduket avioni me 50 pasagjerë pas ngritjes! Humbi 3000m lartësi në më pak se një minutë

Një avion me më shumë se 50 pasagjerë në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakarta ditën e sotme (9 janar).

Sipas mediave të huaja, Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën perëndimore të Kalimantan.

Faqja online për ndjekjen e fluturimit Flightradar24.com thotë se avioni kishte humbur më shumë se 3,000 m (10,000ft) në lartësi në më pak se një minutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania Sriwijaya Air shprehet se është duke zhvilluar një hetim përpara se të dalë në konkluzionet përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat indoneziane shkruajnë se disa peshkatarë në ujërat e ishujve “Kepulauan Seribu” gjetën një numër sendesh të cilat dyshohet se i takojnë pasagjerëve.

Ndër sendet e kapura në rrjetat e peshkimit janë disa kabllo dhe copa veshjesh të ndryshme. Gjithashtu sipas mediave të huaja, peshkatarët kanë dëgjuar dy shpërthime të mëdha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?