FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhdukja misterioze e një miliarderi

 

Një nga njerëzit më të pasur në Kinë, Guo Guangchang, është raportuar i humbur.

Revista financiare Caixin thotë se stafi i kompanisë së tij, Fosun International, nuk ka mundur që të kontaktojë me shefin e tyre që prej të enjtes pasdite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fosun është një nga konglomeratët më të mëdhenj në Kinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania ka ndaluar shitjen e aksioneve në Hong Kong pas raportimeve.

Ka spekulime se zoti Guo, që quhet ndryshe edhe Warren Buffett i Kinës, është arrestuar nga policia.

Disa mesazhe në median sociale sugjerojnë se ai është parë me policinë në Shangai, raporton BBC.

Por një burim brenda kompanisë tha se ai nuk është hetuar vetë, por ndoshta po ndihmon në një tjetër hetim.

Forbes përllogarit se pasuria e tij shkon në 7 miliardë dollarë.

Fosun Group ka aksione në media, kompani sigurimesh, rrjete shitjesh me pakicë, kompani pasurish të patundshme, etj.

Së fundmi, ai mori nën kontroll edhe grupin e famshëm francez, Club Med.

Club Med dikur pati interes të investonte në Shqipëri, në zonën e Kakomesë, por u tërhoq.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?