Zhgënjen ekonomia franceze – Ngadalësohet në tremujorin e dytë prej konsumit të dobët

Ekonomia franceze zhgënjeu për tremujorin e dytë, ndërkohë që shpenzimet konsumatore u ngadalësuan dhe kompanitë reduktuan inventarët.  Ekonomia e dytë më e madhe në Eurozonë u rrit me vetëm 0.2% në tremujorin e dytë,  në rënie nga 0.3% që ishte norma e regjistruar tre muaj më parë, sipas të dhënave të agjencisë së Statistikave.

Shpenzimet konsumatore, që është nxitësi kryesor i ekonomisë franceze, u rritën me vetëm 0.2%, pavarësisht masave prej 10 miliardë euro të ndërmarra nga Qeveria për të nxitur fuqinë blerëse.   Megjithatë,  investimet e bizneseve kompensuan shpenzimet e konsumit, pasi u rritën me 1.2%, nga 0.7% që ishte norma e regjistruar tre muaj më parë.   Tregtia neto nuk dha ndonjë kontribut, ndërkohë që eksportet u rritën me 0.2% dhe importet me 0.1%./ SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?