Zjarret në Kaliforni rrezikojnë pemët më të mëdha në botë

Një zjarr në Kaliforni po kërcënon kurorën më të madhe të sekuojave gjigante në Parkun Kombëtar Yosemite.

Zjarrfikësit po punojnë në terrene të vështira për të mbrojtur disa nga pemë më të mëdha dhe të vjetra në botë.

Banorët dhe kampistët pranë zjarrit janë evakuuar. Flakët, që nisën të përhapeshin më 7 korrik, kërcënojnë të paktën 500 sekuoja gjigante në Mariposa Grove, përfshirë gjigantin e famshëm Grizzly, i cili mendohet të jetë rreth 3.000 vjet i vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Departamenti i zjarrit tha se po “mbronte në mënyrë proaktive” korijen duke ngritur një sistem spërkatës për të rritur lagështinë rreth pemëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani raportohet se janë evakuuar rreth 1600 persona, përfshirë komunitetin Wawona të vendosur brenda parkut kombëtar dhe qindra kampistë që qëndrojnë afër Wawona.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende ndërsa temperaturat e larta po vështirësojnë vendosjen nën kontroll të flakëve.

Sekuojat gjigante janë disa nga pemët më të mëdha në planet. Më i madhi është 83 metra i gjatë dhe ka diametër në bazë 11 metra.

Jetëgjatësia e tyre është deri në 3.000 vjet, gjithashtu i bën ata ndër pemët më të vjetra në Tokë.

Vitin e kaluar, mijëra sekuoja gjigante u shkatërruan nga zjarret pyjore në Kaliforni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?