Zjarri shkrumbon fshatin, mbi një mijë zjarrfikëse luftojnë e flakët në Portugali

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një fshat në Portugali. Mbi një mijë zjarrfikëse janë duke luftuar kundër gjuhëve të flakëve, të cilat duket se do të përpijnë ç’të gjejnë përpara.

Zjarri ka rënë në Castelo Branco, në Portugalinë Qendrore.

Të paktën 20 persona janë plagosur, duke përfshirë 8 zjarrfikës, informojnë mediat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile në Portugali, zjarri që shpërtheu të shtunën në tre fronte në rrethin e Castelo Brancos, 125 milje në verilindje të Lisbonës, është përhapur më shumë të dielën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një fshat i tërë është evakuuar në komunën e Vila de Rei.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve që shpërthyen njëkohësisht në masivet pyjore e më pas zbritën deri tek zonat e banuara. Hetimet, përfshijnë edhe zjarrvënien e qëllimshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?