Zv.guvernatori i Kabulit vritet në një shpërthim në Afganistan

Një sulm me bombë në kryeqytetin e Afganistanit vrau zëvendës guvernatorin e Kabulit  ditën e martë. Këtë lajm e kanë bërë të ditur vetë forcat policore të cilët shtojnë se bomba ishte vendosur  në makinën e tij.

Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur edhe dy rojet.  Deri tani asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Gjatë muajit të fundit një sërë vrasjesh kanë ndodhur në Afganistan, përfshirë këtu edhe vrasjen e prokurorit i cili u qëllua për vdekje teksa ishte duke shkuar për në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarë, aktivistë dhe figura të tjera politike janë vënë në shënjestër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeqyteti është goditur me raketë dy herë gjatë muajit, dhe se fundmi janë sulmuar qendrat arsimore, përfshirë masakrën e studentëve në një universitet. Mbi këtë masakër ka qenë grupi Islamik ata që pranuan autorësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?