Home KRYESORE Braçe i ashpë...

Braçe i ashpër me qeverinë për paketën antikrizë: E pamjaftueshme për pensionistët

371
0

Ndonëse u deklarua se mbështet masat e qeverisë për krizën energjetike apo paketën e ndihmës, deputeti socialist Erion Braçe bëri disa kritika dhe kishte disa sugjerime për qeverinë.

Ekonomia rrezikohet nga energjia. I mbështes masat e qeverisë, por një sugjerim e kam disiplinën fiskale të koorporateve tona.

Së dyti, qeveria të mendojë të ndërtojë vepra publike. Kemi nevojë për shumë punë. Jam i shqetësuar që nuk kemi realizuar investime. Investimet publike i japin punë njerëzve
Së treti, paketa është për t’u vlerësuar për rrogat, por për pensionet në gjykimin tim është e pamjaftueshme.

Kur flasim për lekët në bujqësi, paratë në letër bëhen mbështetje kur i merr bujku, jo kur i kemi ne në letër. Kam folur këtu më shumë se një herë nëse çmimet e lëndëve të para i lëmë pa kontroll, padiskutim që do paguash më shumë.

34 mijë aplikantë që do paguhen nga fondi i naftës kur janë 48 mijë, nuk do e ndihmojnë bujqësinë, as prodhimet e vitit tjetër. Bujqit tani duan paratë një për një. – u shpreh Braçe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit