Home Aktualitet Bregu: Të kri...

Bregu: Të krijohet sistemi “Identiteti dixhital” për Ballkanin

70
0

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu në mbylljen e Samitit të 4-të, digjital të Ballkanit Perëndimor tha se propozon krijimin e “Identitetit Dixhital”, për t’i ofruar qytetarëve dhe bizneseve mundësi që të lidhin identitetet e tyre dixhitale me dëshmitë e tjera personale, si patenta e shoferit, diploma, llogaria bankare.

”BE e nisi këtë proces muaj më parë. Të dhënat, informacioni janë fuqi, ndaj shumë vende po përdorin infrastrukturën dixhitale për t’i fuqizuar njerëzit me të dhëna. Paisja e qytetarëve me identitet dixhital të besueshëm mundëson afrimin e tyre më pranë ekonomive formale. Unë besoj se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor mund të kërkojnë vazhdimish mundësi për ta zhvilluar këtë gjë dhe ne në RCC jemi gati të mbështesim me çdo nismë e aksion rajonal të nevojshëm”.

Po ashtu Bregu tha se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mbështet Ballkanin Perëndimor në kalimin e të shpejtë e të sigurt në rrjetin 5G

”Agjenda dixhitale e Ballkanit Perëndimor që RCC po mbështet, përmban shumë masa rajonale, në të gjithë komponentët e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) Common Regional Market Action Plan (CRM) siç janë aftësitë dixhitale të Ballkanit Perëndimor dhe Koalicioni i Punës, ndihmojë BP përgatitjet për 5G, sigurimin e kalimit më të shpejtë, më të lirë dhe më të lehtë – transaksionet kufitare, përshpejtim të rrjedhës së lirë të të dhënave, lirinë e pestë e tregut të përbashkët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit