Home Sporti Bremer mesazh...

Bremer mesazh Juves dhe Interit: Dua vetëm të luaj në Champions!

50
0

E ardhmja e Gelson Bremer me shumë mundësi do të jetë në një skuadër tjetër më të madhe në Seria A. Inter dhe Juventus janë dy skuadrat pretendente për të siguruar shërbimet e lojtarit. Mbrojtësi i Torino-s ka folur në Brazil për Flow Sport Club, duke shpjeguar se çfarë do të jetë vendimtare për të bërë zgjedhjen e tij.

“Ku do të shkoj të luaj? Po flas me menaxherin tim dhe për momentin nuk ka asgjë të përcaktuar. Po flasim. Nuk e di nëse do të qëndrojë në Itali, apo do të largohem.

E vetmja gjë që ka rëndësi është të luaj në edicionin e ardhshëm të Champions League dhe kjo është e rëndësishme për të vazhduar rritjen. Gjithçka do të përcaktohet në ditët e ardhshme, javët e ardhshme.

Kombëtaret? Ëndrra ime është të grumbullohem nga Brazili. Megjithatë, në Itali kam bërë një karrierë solide dhe këtu kam një mundësi të hapur, të shohim”, tha mbrojtësi i Torinos, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit