Home Sporti Broja: Shqipë...

Broja: Shqipëria është gjaku im, të nxjerrim mësim nga kjo humbje

203
0

Armando Broja, ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Spanëjs. Sulmuesi i talentuar vijon të shfaqë një formë shumë të mirë, teksa pas ndeshjesh shprehu keqardhjen për rezultatin që erdhi në fund.

“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në minutën e 87-të e ca kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me gol të bukur. Është gjë e vogël që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë.

Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes.

Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më shumë.

Jam shumë i kënaqur që luajta titullar. Trajneri e bën formacionin, detyra ime është të stërvitem mirën. Kam patur shumë kënaqësi. Jam i mërzitur që nuk barazuam pse jo edhe të fitonim, duhet të nxjerrim mësim”, u shpreh Broja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit