Home Bota Brukseli nis ...

Brukseli nis gjobat ndaj Polonisë

136
0

Komisioni Evropian do të nisë mbajtjen e financave të parashikuara për Poloninë, për të mbuluar pjesën e parë të gjobave të vendosura nga Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Gjoba prej 500 mijë eurosh në ditë lidhet me një përplasje mes Polonisë dhe Republikës Çeke për impaktin e minierës së qymyrit që ndodhet në anën polake të kufirit mes dy vendeve.

Ato arritën një marrëveshje javën e kaluar, por gjoba mbeti sërish në fuqi. 15 milionë euro do të mbahen nga fondet evropiane. Varshava zyrtare ka reaguar duke deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për ta apeluar vendimin dhe të mos paguajë gjobën.

Presidenti i Polonisë, Andrej Duda ishte në Bruksel ditën e hënë në përpjekje për të ulur tensionet mes Varshavës dhe Unionit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit