Home Aktualitet BSH rrit norm...

BSH rrit normën e interesit, Sejko: Ecuria e ekonomisë do të përballet me sfida serioze

107
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkot ka lajmëruar se është marrë vendimi për rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë %.

“Ritmi i rritjes së pagave 10.5 përqind në privat. Po ashtu rritja u ndikua nga masat për formalizimin e tregut të punës, mungesa e fuqisë punëtore po rrit kostot e prodhimit.
Duke iu rikthyer makroekonomisë. Zhvillimet financiare likuiditet i bollshëm kurs këmbimi stabël dhe kreditim në rritje. Stimuli ynë është përcjellë në norma të ulëta interesi nga private. Rritja vjetore e kredisë nga sektori privat, është forcuar, 13.8 përqind në maj. Kjo ishte e pranishme në biznese dhe privatë”.

Po ashtu në konferencën për shtyp, Sejko nënvizoi edhe se në tremujorin e tretë pritet niveli më i lartë i inflacionit, që mund të luhatet në 7-8%.

”Presim shifrën e updetuar për muajin qershor, është për tu parë. Shifrat janë surprizues në këtë periudhë se ekonomitë janë duke u përballur me kriza të njëpasnjëshme. Rritja ekonomike e tremujorit të parë ishte mbi pritshmëritë tona. Nuk mund të jetë 7 dhe 8%, kjo është për tua parë. Do kemi një rritje ekonomik ekëtë vit midis 3 dhe 4%”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit