Home Bota Bullgarët sot...

Bullgarët sot sërish në zgjedhje, do rikthehet Boyko Borisov?

81
0

Këtë të dielë po mbahen zgjedhjet në Bullgari. Kjo është hera e katërt në dy vjet që bullgarët shkojnë në zgjedhje. Zgjedhjet e përgjithshme janë lënë në hije këtë herë nga lufta në Ukrainë, rritja e kostove të energjisë dhe inflacioni.

Anketuesit presin që lodhja dhe zhgënjimi i votuesve me sistemin politik do të rezultojë në një pjesëmarrje të ulët dhe një parlament të fragmentuar ku grupet populiste dhe pro-ruse mund të rrisin përfaqësimin e tyre.

Boyko Borisov, ish-kryeministri dhe pesha e rëndë politike për më shumë se 10 vjet, pritet të rikthehet pasi u largua nga funksioni i kryeministrit në maj 2021.

Në Bullgari kur një qeveri bie dhe nuk mund të bihet dakord për një të re, kushtetuta thotë se presidenti duhet të emërojë një kabinet të përkohshëm për të qeverisur deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Presidenti Radev, ka rekrutuar tre nga koalicionet më të fundit të vendit, duke e bërë atë një figurë kyçe në trazirat politike që ka përfshirë shtetin e BE-së në vitet e fundit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit