Home ShowBiz Bullizimi kib...

Bullizimi kibernitik, Albërie Hadërgjonaj: E kanë bërë Beatrixin të kalojë momente të vështira

113
0

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj ka treguar më shumë rreth gjendjes së mbesës së saj, artistes Beatrix Ramosaj, për pjesëmarrjen e saj në ”Big Brother Vip Albania”.

Ajo ka rrëfyer se komentet negative në rrjetet sociale, e kanë bërë Beatrixin të kalojë momente të vështira. Nisur nga rasti i mbesës së saj, këngëtarja ka bërë thirrje që njerëzit të jenë më shumë pozitivë pasi në fund të fundit, kur shpërthejnë në komente negative në internet, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse u prishin ditën dikujt.

”E vërteta e gjithë kësaj situate të pakëndshme është sepse njerëzit asnjëherë nuk ulen të mendojnë një situatë të dikujt tjetër ose një vajzë si Beatrix që është shumë e brishtë që ndoshta disa vajza dhe djem i përjetojnë pak më ndryshe.

Beatrixin e kemi parë të gjithë, është një vajzë e padjallëzuar dhe e përjetoi shumë përveç se të gjithë familjen na bombarduam, u bullizuam të gjithë, mua bëjnë mirë sepse më pëlqen shumë kur më bullizojnë sepse unë e di kush jam.

Sa ka kushtuar gjithçka që të vijë Albërija deri këtu ku është, kështu që komentet nëse do të fillonit të thoshit sa grua e mirë, sa gjynah, do mërzitesha nuk do të doja”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit