Home Aktualitet Burg për “Akt...

Burg për “Aktiv1stin”, deputeti dorëzon projekt/ligjin: Komuniteti ndërkombëtar t’i ushtrojë presion socialistëve

113
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja nga Kryesia e Kuendit tha se në muajin janar ka dorëzuar në parlament propozimet për ndryshime në ligjin për nënpunësin civil. Në një deklaratë për mediat, ai tha se me këto ndryshime do të bëhet e mundur që nënpunësit publikë të mos shantazhohen nga qeveria “Rama 3” për të marrë pjesë në takime elektorale të mos jenë pjesë e platformave digjitale ku synohet të arrihet propaganda qeveritare.

Duke marrë shkas nga prezantimi i draftit, deputeti demokrat kërkoi edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. “Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti prezencës së OSBE-së në Tiranë që të bëjë presionin e duhur që këto ndryshime ligjore të miratohen sa më pare, nëse duam vërtetë një administrate ku të sundojë ligji, barazia, gara, meritokracia, transparenca, profesionalizmi dhe paanësia politike”, tha Gështenja.

P/ligji erdhi si reagim pas publikimit në media të lajmeve mbi aplikacionin “Aktiv1sti” të ideuar nga Partia Socialiste, për të cilin opozita thotë se përmes një sistemi pikëzimi, i bëhet presion administratës që të përfshihet në pëlqimin e postimeve të institucioneve në mediat sociale. Dënimi i propozuar në këtë projektligj është jo vetëm largimi nga puna, por edhe gjobitja ose dënim deri në 6 muaj burg si për nxitësin ashtu edhe për kë pranon të përfshihet në këto aktivitete.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit