Home Sporti Busquets dhe ...

Busquets dhe Alba reduktojnë pagat, Barcelona regjistron edhe Agueron në La Liga

21
0

‘Kun’ Aguero më në fund është regjistruar këtë të martë nga Barcelona në Ligën Profesioniste të Futbollit (LFP), pas një veprimi fantastik të dy futbollistëve Busquets dhe Jordi Alba, që kanë reduktuar pagat e tyre.

Sulmuesi argjentinas, i cili është i dëmtuar dhe që mund të luajë vetëm nga nëntori, deri më tani nuk kishte mundur që të regjistrohej për shkak të rregullave të “Fair Play” financiar. Reduktimi i pagave të dy kapitenëve ka bërë që katalanasit të rregullojnë bilancin financiar.

“Shkurtimet e pagave të Sergio Busquets dhe Jordi Alba, dy nga katër kapitenët e ekipit të parë, të nënshkruar këtë të martë, i kanë lejuar FC Barcelonës të arrijë dy objektiva: regjistrimin në Ligën Profesioniste të Futbollit (LFP) të Sergio ‘Kun’ Aguero dhe që klubi të zgjasë kufirin e ‘fair play’”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit