Home Aktualitet Bylykbashi: F...

Bylykbashi: Felaj e tregoi qëllimin e vërtetë të PS, elem*nimin politik të Berishës

119
0

“Sali Berisha mobilizon njerëz dhe po i sjell te Kuvendi”, kjo frazë e thënë nga deputetja socialiste, Erminela Felaj, për opozitën është një tregues i qartë që veprimet ndaj Sali Berishës janë me motivacion politikisht.

I ftuar në Debat nga Alba Alishani, deputeti demokrat i rreshtuar krah Berishës, Oerd Bylykbashi tha se mjafton kjo frazë e thënë shumë pastër, për të kuptuar gjithçka. Për të kjo nuk ishte një gabim i bërë pavetëdije nga Felaj, por e qëllimshme. Bylykbashi tha se PS-ja është me dy standarte, tha se qëllimi final është nxjerrja jashtë lojës politike të Berishës.

”Nuk ishte surprizë, të gjitha veprimet e bëra tregojnë prapavijën politike, dëgjova Felaj që ishte një rrëshqitje e saj, kur dha motivacionin “Sali Berisha mobilizon njerëz dhe po i sjell te Kuvendi”. E kanë të qëllimshme, ajo dha dhe motivacionin e veprimit antikushtetues të SPAK dhe GJKKO, është i njëjti qëndrim politik mes një pushteti dhe mazhorancës në Kuvend”,-tha deputeti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit