Home Aktualitet Caka tregon p...

Caka tregon pse LSI vendosi që të mos ketë kandidatë për 6 marsin: Do jemi në aksionet e Berishës nëse…

157
0

Ish-deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së LSI-së Silva Caka, tregon pse kjo forcë vendosi që të mos ketë kandidatë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, si edhe zbuloi dy negociatorët e koalicionit të kësaj force politike me Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. ”Negociatat janë udhëhequr nga dy njerëz, që në gjykimin tim i përkasin një gjenerate të re të politikanëve, pikërisht Endrit Braimllari dhe Belind Këlliçi. Negociatat kanë qenë si politike, ashtu dhe administrative. Negociatat janë zhvilluar mes këtyre dy përfaqësuesve, por do të ketë edhe bashkëpunime të tjera”,-tha në ”News 24”.

Ka pasur negociata mes Kryemadhit e Berishës?

Negociatat janë udhëhequr nga dy njerëz, që në gjykimin tim i përkasin një gjenerate të re të politikanëve, pikërisht Endrit Braimllari dhe Belind Këlliçi. Negociatat kanë qenë si politike, ashtu dhe administrative. Negociatat janë zhvilluar mes këtyre dy përfaqësuesve, por do të ketë edhe bashkëpunime të tjera. Basha dhe Balla na quajtën njëherësh “koalicioni non grata”, dhe unë kam një pyetje për ta “Mos janë përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë?” Këto deklarata mund të kenë pasoja. në momentin që tenton t’i vësh epitete palës tjetër, përpiqu të jesh objektiv, që mos të të kthehet si bumerang ndaj vetes.

Ju si LSI nuk keni kandidatë, por do mbështesni kandidatët e zgjedhur nga Berisha, a nuk është kjo një goditje ndaj Bashës?

Ne kemi pasur pakënaqësi ndaj Bashës, por nuk kemi shprehur asgjë, derisa LSI e lidershipi i saj u sulmuan drejtpërdrejt nga Lulzim Basha, që bënte fajtor për humbjen LSI. Kjo do të thotë se ne nuk e konsiderojmë këtë gjë si hakmarrje, pasi nëse do të kishte hakmarrje, do të kishte ndodhur më herët. Nuk ka lidhje me hakmarrjen dhe nuk është LSI në këto zgjedhje për t’u hakmarrë për ato që ndodhën para, gjatë apo pas 25 prillit. Qëllimi ynë është ridimensionimi ynë politik, përballja me qeverisjen e Edi Ramës edhe ridimensionimi i aksioneve tona politike. Ishte një vendimmarrje e Kryesisë së LSI, që ne të mos kishim kandidatë në këto gjashtë bashki.

Sa i moralshëm është koalicioni?

Shumë më i moralshëm, se aleanca e Bashës me Ramën. Pritshmëritë tona në zgjedhje janë të larta, pasi shumë nga kryetarët e këtyre bashkive u përjashtuan nga dekriminalizimi, pra nga probleme me moralin. Edhe fitorja, edhe humbja, duhet t’i vendosë në kushtet e reflektimit të gjithë.

Nëse bashkëpunimi do të rezultojë i suksesshme, nuk ka arsye pse të mos vazhdojë. Ne nuk do ta lëmë aksionin tonë politik dhe kjo është e pakompromentueshme. Ne nuk e lamë as pas 25 prillit, sic ka ndodhur me ish-aleatët tanë. Kauzat e opozitës nuk janë braktisur kurrë nga LSI, madje kemi marrë dhe hapa konkretë.

Do të jemi pjesë e aksioneve të opozitës, për sa kohë ato janë reale dhe jo fiktive. Ne patëm bashkëpunim me njerëz që zhvlerësuan rolin e aksionit dhe shkuan në gjumë dhe këtu e kam fjalën për Bashën. Kjo nuk do të ndodhë më me LSI.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit