Home Aktualitet Caka: Veliaj ...

Caka: Veliaj bëri show në Komisionin për Incerenatorët, PD i dha hapësirë

48
0

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka thotë se në optikën e saj Erion Veliaj ka shkelur me dy këmbë ligjin për incerenatorin e Tiranës. Për të retorika që përdori kryebashkiaku i Tiranës në Komisionin Hetimor ishte për të mbuluar gjurmët për aferë e incineratorëve.

”Erion Veliaj është kreu i inceneratorit të Tiranës. Ka shkelur disa herë me të dyja këmbët ligjin, me përgjegjësi të plotë. Retorika e tij sot ishte politike për të mbuluar gjurmët dhe për të dhënë mesazhe të nënkuptuara, duke mos shitur shokët por duke thënë “Më ndihmoni sepse po nuk më ndihmuat do ju shesë”. Pyetjet nuk mu dukën të denja për një njeri i cili mban përgjegjësinë kryesore të inceneratorit të Tiranës. Aty ka fakte dhe prova të mjaftueshme të vet Erion Veliajt”,-tha në ”Ora News”.

Ish-deputetja thotë edhe PD-ja nuk duhej t’i jepte hapësira Veliajt që të bënte show në Komision.

”Për çfarë e thërret Erion Veliajn, që të dëgjosh broçkullat që foli sot, për çfarë e thërret Engjëll Agaçin që të dëgjosh sesi funksionon Këshilli i Ministrave. Nuk ke nevojë, ke një ligj përpara syve. Komisioni Hetimor nuk mund ta kthejë gjënë në farsë. Me çfarë do të disponojë pas kësaj marrje pyetje Komisioni Hetimor për Erion Veliajn apo Engjëll Agaçin, sepse nuk kanë marrë asnjë përgjigje”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit