Home ShowBiz Camila Cabell...

Camila Cabello: Kam luftuar me ankthin qëkur isha adoleshente

59
0

Këngëtarja Camila Cabello ka folur për jetën e saj dhe ka rrëfyer periudhat e errëta të cilat i është dashur që t’i kalojë.

Në intervistën e dhënë së fundmi, ajo ka zbuluar se izolimi e ka ndihmuar shumë që të ndryshonte jetën e saj pas 9 vitesh punë pa ndërprerje.

Po ashtu, ajo ia adresoi meritat edhe të dashurit të saj, Shawn Mendes, duke thënë se është mbështetur tek ai në kohët e saj më të vështira.

“Para izolimit jetoja me një ankth vërtet të lartë. Ishte shumë dhe nuk ishte i qëndrueshëm. U ndjeva sikur po vrapoja me një këmbë të thyer, por nuk  po kuptoja vërtet se si ndihesha.

Unë vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mirë: ‘Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’. Në fakt ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi.

Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Ankthi është diçka me të cilën kam luftuar që kur isha adoleshente dhe kështu periudha e izolimit në pandemi në të vërtetë ka qenë një kohë vërtet pozitive për mua.

Vitin e kaluar kam pasur një terapist të ri, kam përparuar shumë dhe ndihem shumë më mirë”, u shpreh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit