Home Sporti Cannvaro: Te ...

Cannvaro: Te Juvja na anuluan dy trofe, Reali klub që s’të fal gabimet

39
0

Fabio Cannavaro është rikthyer të flasë edhe njëherë për kohën e tij si futbollist duke u shprehur se tifozeria e Juventusit e vlerësoi edhe pse kaloi te bardhezinjtë nga rivalët e Inter.

Ish-mbrojtësi shprehet se me torinezët iu mohuan dy tituj prej Calciopolit që sipas tij ishin të merituara në fushë. Cannavaro shpjegon edhe transferimin te Real Madrid.

“Pas Interit kalova dy vite në Torino ku tifozët më konsideruan menjëherë në nivelin e Buffon dhe Del Piero, edhe sepse gjithmonë garantoja paraqitje të nivelit të lartë në fushë. Aty kalova mirë, por na anuluan dy kampionate. Realiteti ishte se bëhej fjalë për një Juve shumë të forte.

Pastaj në vitin 2006 klubi më bëri të kuptoj se kishte nevojë për të shitur dikë dhe ata më paralajmëruan për negociatat me Real Madridin. Me atë fanellë nuk të lejohen gabimet, e kupton prestigjin e atij klubi në momentin që shkel në sallën e trofeve”, u shpreh Cannavaro, fitues i Topit të Artë në vitin 2006.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit