Home Sporti Cassano: Mour...

Cassano: Mourinhos nuk “i plas” për futboll, është kthyer në aktor

71
0

Jose Mourinho së fundmi ka marrë kritika të forta nga ish-sulmuesi Antonio Cassano. Ky i fundit njihet për deklaratat e tij tendencioze teksa shprehet se tekniku luzitan është shndërruar në një aktor.

“Mourinho është shndërruar në një aktor, nuk ia kam idenë se si ia del të fitojë tituj. Ai është nga ata trajnerë që di të komunikojë shumë mirë, por që nuk i ‘plas’ më për futbollin. Ndoshta rikthehet te Real Madrid pas ikjes së Ancelottit, por këtë mund ta bëjë vetëm për statusin e të qenurit trajner i Realit dhe jo se i intereson me të vërtetë.

Në këtë moment që është Mourinho, mund të marrë drejtimin edhe të ndonjë skuadre të vogël. Mendoj se nëse Reali kërkon një trajner të vërtetë, atëherë nuk do të telefonojnë Mourinhon.

Krahasimi me Sarrin? Sarri është shumë më i mirë se Mourinho, e dashuron futbollin dhe punën e tij. Ndërsa për tjetrin e thashë se nuk i intereson futbolli. Sarri luan një futboll të mrekullueshëm ndërsa Mourinho është zero”, u shpreh Cassano.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit