Home Aktualitet Celibashi: 41...

Celibashi: 41 kandidatë për kryetarë dhe si këshilltarë, janë në prokurori për hetim të thelluar

40
0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bën me dije se 41 kandidatë për kryetar bashkie dhe për këshilltarë që janë dërguar në prokurori për hetim të thelluar. Ai thotë edhe se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria, pasi ky institucion do të marrën kohën e vet. “Deri në momentin që flasim janë 41 kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për verifikim të thelluar. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 31 kandidatë për anëtar këshilli”, tha për ”Panorama Tv”.

Sa është numri i kandidatëve për kryetar bashkie apo për këshill bashkiak për të cilët keni kërkuar një verifikim më të thelluar nga organet e drejtësisë, pasi kanë pasur denoncime se janë të implikuar apo një të shkuar të errët?

Celibashi: Deri në momentin që flasim janë 41 kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për verifikim të thelluar. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 31 kandidatë për anëtar këshilli.about:blank

Keni marrë ndonjë përgjigje për ndonjë nga këto?

Celibashi: Akoma jo është herët, duhet të kuptojmë që procesi i verifikimit kërkon kohën e vet dhe natyrisht prokuroria ka nevojë për ta pasur këtë kohë për të bërë verifikimit.

Pyetje: Keni patur bashkëpunim me prokurorin?

Celibashi: Absolutisht kanë qenë bashkëpunues seriozë dhe profesionale në këtë komunikim që kanë patur me KQZ dhe është e qartë se pretispozitat e tyre për tu përgjigjur sa më shpejt kërkesave të KQZ për hetim të thelluar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit