Home Aktualitet Çështja e det...

Çështja e detit me Shqipërinë, Mitsotakis: Nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë

219
0

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar çështjen e detit me Shqipërinë gjatë një interviste televizive nga Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Ai tha se Greqia nuk do të hyjë në luftë me Turqinë, por problemet duhen zgjidhur duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, referuar këtu çështjes së detit me Shqipërinë që do të dërgohet në Hagë për vendim.

“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, edhe pse kemi parë shumë tensione në tre vitet e fundit. Kastellorizo është një nga ishujt e bukur grekë, kemi pasur një sezon shumë të mirë turistik në 2022, turizmi është shumë i rëndësishëm për ekonominë.

Ne duhet të diskutojmë me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të zgjidhim dilemat tona kryesore, siç është çështja e zonave detare. Është një çështje e ndërlikuar, për shkak të gjeografisë së Egjeut, por ne kemi zgjidhur probleme të ngjashme me fqinjët tanë. E bëmë me Italinë dhe do ta bëjmë me Shqipërinë.

Ne duhet t’i zgjidhim problemet tona bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ju nuk kërcënoni fqinjët tuaj, i mbani linjat e komunikimit të hapura dhe nuk është kurrë e dobishme të instrumentalizoni çështjet kombëtare për arsye të brendshme. Nuk është një qasje e mirë, sepse po helmoni opinionin publik”, deklaroi kryeministri grek.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit