Home Aktualitet Çfarë do të n...

Çfarë do të ndodhë me policët që dalin pozitiv në testin e parë të drogës

40
0

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua një Konferencë e Përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Policisë së Shtetit të Italisë. Nano ka bërë me dije se gjatë vitit 2021 ka pasur një rënie me 100 % të trafikimit të lëndëve narkotike.

Kreu i Policisë së Shtetit në një deklaratë për median u shpreh se për sa i përket statistikave ato janë të qarta dhe falenderoi të gjithë aktorët kombëtarë të cilët kanë marrë pjesë në këtë luftë të përbashkët.

Nano: Gjithashtu të gjithë punonjësit e policisë, të cilët pavarësisht informacioneve të marra në rrugë teknologjike kanë zhvilluar operacione me një vendosmëri dhe profesionalizëm që vlen të përmendet.

I pyetur nga gazetarët për sa i përket testit të drogës, Nano tha se Policia e Shtetit nuk ka për synim penalizimin  apo terrorizimin e forcave të policisë.

Nano: Testi i drogës do të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuar dhe nuk do të merret asnjë veprim penalizues për asnjë punonjës policie pa u bindur plotësisht për këta punonjës që rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike. Nuk ka përfunduar testi i drogës është vetëm, në fazat fillestare të saj. Qëllimi ynë është parandalimi i përdorimit të lëndëve narkotike nga punonjësit e policisë, duam të kemi punonjës të pastër dhe më pas do vazhdojmë me fazat e tjera të testimeve nga institucione të tjera shtetërore.

Nano u shpreh se këto teste do të japin fjalën përfundimtare.

Nano: Duam një polici të pastër dhe kjo bëhet për një arsye më të fortë; për të krijuar besueshmëri më të lartë me publikun dhe komunitetin.

A ka një dyshim paraprak se sa mund të jetë numri i oficerëve përdorues dhe si shpjegohet konflikti i rezultateve?

Nano nuk dha shifra pasi u shpreh se nuk do të krijojë konfuzion lidhur me rezultatet e arritura deri tani.

Për sa i përket rezultateve kontradiktore Nano tha se analizat janë zhvilluar në raundin e parë dhe do të zhvillohen përsëri analiza në institucione shtetërore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit