Home KRYESORE Çfarë skenari...

Çfarë skenari ka thur Berisha, këtë të dielë, për Bashën kur të shkojë Fier?

900
0

Këtë të dielë, sipas informacionëve nga Selia Blu, Lulzim Basha do të shkojë në takim me demokratët e Fierit.

Kjo është vizitë e rëndësishme për Bashën në kushtet kur ish-kryeministrit flitet se ka marrë bazën e PD-së me “Foltoren”, por edhe se ka filluar prapë tur takimesh me bazën.

Sot, Berisha do të jetë me demokratët e Shkodrës, kurse Lulzim Basha ka lajmëruar se do të shkojë në Fier.

Takimi në Fier mbetet shumë kuptimplotë për Lulzim Bashën, sepse është i pari takim në një rreth të madh të vendit dhe ku Berisha ka bastione, të cilat kanë qenë përherë të gatshëm sa herë iu bënte thirrje ish-kryeministri.

Vajtja e Bashës këtë të dielë në Fier tregon se Basha e ka ndarë mendjen për të shkuar në çdo rreth, pavarësisht se Kuvendi i 11 dhjetorit sipas Berishës e ka shkarkuar si kryetar.

Por Basha vazhdon sepse edhe ai ka një Kuvend të 18 dhjetorit; ka zyrat, vulën, siglën e PD-së, ambasadoren amerikane, etj pro tij.

Takimi në Fier mbart edhe një situatë tensioni të paralajmëruar nga mediat pranë Berishës. Agron Kapllanaj që është deleguar apo emëruar nga Basha si kryetar i degës së PD-së në Fier ka shpërndarë një sms për demokratët e Fierit sapo gazetari Bledian Koka u ka bërë thirrje demokratëve të Fierit që ta presin me protestë dhe ta ndalojnë të hyjë në takim. Bile thirrja shkon deri atje sa ti hedhin gaz lotsjellës, Bashës.

Ndaj takimi sot në Fier do jetë tregues i fortë se si do të shkojnë takimet e Lulzim Bashës nëpër rrethet e vendit, ku dihet egërsia e njerëzve të Berishës.

Ja dy sms e nisura mbrëmë:

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit