Home ShowBiz Çfarë shkoi k...

Çfarë shkoi keq në operacionin e Kate Middleton? Princesha nuk kthehet në shtëpi

888
0

Një javë pas operacionit abdominal të cilit iu nënshtrua Kate Middleton, por ajo ende nuk është në gjendjen optimale për tu kthyer në shtëpi. Kate mbetet në spital pas operacionit të kryer më 16 janar dhe do të kalojë muajt e ardhshëm duke u rikuperuar ndërsa kthimi i saj në detyrat mbretërore nuk pritet të ndodhë para Pashkëve.

Ajo do të punojë edhe nga shtrati, sapo të ndihet më mirë, pasi askush brenda familjes mbretërore nuk mund të ngarkohet me pjesën e saj të punës për llogari të pallatit. Shëndeti i Kate mbetet një sekret i ruajtur nga afër, me Pallatin Buckingham që i është dashur të sqarojë nëse ka apo jo lidhje me kancerin.

Pse Kate nuk mund të kthehet në shtëpi?

Kate Middleton thuhet se ende nuk është në gjendje të kthehet në shtëpi. Duke folur për operacionin e saj, një mjek la të kuptohet se shtëpia e saj nuk është e përshtatshme për rikuperimin e Princeshës dhe çfarë do t’i nevojitet pas një operacioni të tillë.

Princesha e Uellsit do të qëndrojë në spital për rreth 10 deri në 14 ditë përpara se të kthehet në Adelaide Cottage të Windsor.

Mbreti Charles duket se është shqetësuar për gjendjen e Kate. Robert Hardman pohoi se nga informacionet që burimet e tij brenda Pallatit mbretëror kanë, thuhet se Charles nuk e fsheh shqetësimin e tij për bashkëshorten e të birit.

Mbreti dëshiron që Kate Middleton të heq dorë nga detyrat mbretërore në muajt e ardhshëm, në mënyrë që rikuperimi i saj të bëhet gradual.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit