Home Sporti Champions Lea...

Champions League premton spektakël sonte, Juvja dhe Milani kërkojnë fitoret e para

40
0

Champions League vijon sonte në mbrëmje me ndeshjet e dyta në grupe. Në orën 18:45 Milani do të zbresë në fushë për të kërkuar fitoren e parë ndaj Dinamo Zagreb, që në sfidën e parë befasoi Chelsea-n. Në orën 21:00 ndërkohë do të ketë sfida të shumta.

Juventus synon 3 pikët e para në grupet e Championsit, teksa do të presë rivalin kryesor në grup, Benficën. Bardhezinjtë mes mungesave të shumta do të kenë një duel të vështirë, pasi portugezët janë një skuadër me shumë eksperiencë.

Në të njëjtën orë spikat dhe super ndeshja mes Manchester City-it dhe Borussia Dortmund. Erling Haaland për herë të parë ish-skuadrën e tij në të cilën ka lënë jo pak gjurmë. Chelsea nuk pritet ta ketë aspak të thjeshtë ndaj Salzburgut, ndërkohë që Napoli do të luajë në transfertën ndaj Rangers për të kërkuar fitoren e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit