Home Aktualitet Champions Lea...

Champions League/ Pritet spektakël në duelin City-Real, Bayerni sfidon Arsenalin

65
0

Champions League vijon sonte në mbrëmje me dy ndeshjet e tjera çerekfinale, të cilat premtojnë spektakël dhe shumë emocione. Manchester City-Real Madrid, finalja e parakohshme, është një duel që premton gola të tjerë, por këtë herë në “Etihad Staddium.

Në Madrid sfida e parë përfundoi në barazim 3-3, duke bërë që ndeshja e sotme të jetë e ndezur dhe pa asnjë favorit. Goleada kundër Luton dhe suksesi i ngushtë kundër Mallorca i lejuan teknikëve Guardiola e Ancelotti të linin pushim disa titullarë.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Gvardiol; Silva, Rodri, De Bruyne; Foden, Haaland, Doku

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Nacho, Rudiger, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr

Ndeshja tjetër Bayern-Arsenal pritet të sjell emocione të shumta, edhe pse në fakt skuadra bavarareze është më e favorizuar pas barazimit 2-2 në Londër pasi do të luajë në shtëpi.

Dy skuadrat nuk janë në maksimumin e tyre, pasi Topçinjtë po vijnë nga disfata në shtëpi ndaj Aston Villas (0-2), ndërsa Bayern humbi kampionatin pas 11 vitesh.

Formacionet e mundshme:

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Dier, De Ligt, Guerreiro; Laimer, Goretzka; Muller, Musiala, Sane; Kane

Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Tomiyasu; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Havertz, Martinelli

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit