Home Sporti Champions Lea...

Champions League/ Sonte akti i parë i çerekfinales City-Bayern, Interi sfidon portugezët e Benficës

81
0

Champions League sonte në mbrëmje vjen me dy super duele, të vlefshme për fazën çerekfinale. Mbi të gjitha spikat ndeshja Manchester City-Bayern, e cilësuar dhe si finale e parakohshme. Skuadra e Guardiolës vjen si favorite për triumfin final në këtë edicion, por nga ana tjetër dhe ekipi bavarez i ka të gjitha elementët për të synuar trofeun këtë sezon.

City nuk pëson humbje prej 24 ndeshjesh në Champions League, 22 fitore dhe 2 barazime, teksa sonte në mbrëmje mund të bëhet skuadra që ka ecurinë më të gjatë pa humbje. Skuadra angleze i druhet dhe trajnerit Thomas Tuchel, i cili ka marrë prej pak ditësh drejtimin e Bayernit, por ai ka një të dhënë shumë interesante, e ka mundur City-in në finalen e vitit 2021 në Champions.

Bayerni është eliminuar në dy sezonet e fundit kë këtë fazë. Sa i përket futbollistëve ku duhet patur më shumë vëmendje, ata janë Erling Haaland te City, një makineri golash dhe Sadio Mane në krahun tjetër, një sulmues i shpejt që mund të hapë jo pak probleme.

Në mbrëmje gjithashtu do të jetë dhe dueli tjetër mes Benficës dhe Interit. Skuadra portugeze ka një ecuri shumë të mirë ndaj skuadrave italiane, duke koleksionuar 7 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje. Interi nga krahu tjetër krenohet me faktin që ka eliminuar një skuadër portugeze fazën e kaluar dhe synon të bëjë të njëjtën gjë. Inzaghi nuk do të ketë Calhanoglu, Skriniar dhe Handanovic, ndërkohë që ka mungesa të rëndësishme dhe te Benfica, poasi nuk do të jenë Bah, Draxler dhe Otamendi, në dyshim është dhe Guedes. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit