Home Sporti Chelsea dhe C...

Chelsea dhe City ftojnë me vuajtje, Liverpooli triumfon me “poker” në derbi (VIDEO)

107
0

Asnjë surprizë në mbrëmjen e ndeshjeve të javë së 14-t në Premier League. Chelsea, Manchester City dhe Liverpool bëjnë detyrën në sfidat e tyre, me dy të parat që vuajnë më shumë.

Blutë e Londrës morën një sukses 2-1 në transfertën ndaj Watford. Mason Mount dhe Ziyech bën të pavlefshëm golin e Dennis në fundin e pjesës ë parë, duke e mbajtur Chelsean në krye me 33 pikë një më shumë se City.

Skuadra e Guardiolës fitoi me të njëjtën rezultat 2-1 ndaj Aston Vilës. Ruben Dias dhe Bernardo Siva shënuan dy herë në fraksionin e parë, ndërkohë që vendasit shënuan golin e vetëm në fillimin e fraksionit të dytë.

Liverpooli dhuron spektakël duke fituar thellë 4-1 në derbin ndaj Evertonit. Dy golat e Salah, një nga Henderson dhe Diogo Jota ishin protagonist në skuadrën e Klopp që po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë pjesë të sezonit. /R.Lika-Koha Jonë/



LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit