Home Sporti Chelsea fiton...

Chelsea fiton me vuajtje ndaj Crystal Palace, City bën detyrën ndaj Evertonit

150
0

Chelsea mori një fitore shumë të vuajtur 2-1 ndaj Crystal Palace. Ukrainasi Mudryk kaloi vendasit në avantazh në minutën e 12-të, por skuadra e Hodgson barazoi në fundin e pjesës së parë me Olise.

Mauricio Pochettino aktivizoi Armando Brojën në minutën e 71-të. “Blutë e Londrës” fituan një penallti falë teknologjisë një minuta përpara fundit, teksa do të kthehej në gol nga Madueke.

Manchester City festoi me përmbysje. Kampionët në fuqi të Anglisë, triumfuan 1-3 në “Goodison Park” përballë Evertonit. Vendasit kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë me Harrison. Por, skuadra e Pep Guardiolës shënoi dy herë brenda 11 minutave në pjesën e dytë.

Foden me një “perlë” dhe Alvarez me penallti përmbysën rezultatin. Triumfi u kompletua nga Bernardo Silva në fund, me Cityn që ngjitet në kuotën e 37 pikëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit