Home Aktualitet Chelsea fiton...

Chelsea fiton ndaj Milanit dhe në “San Siro”, ndalen Reali dhe PSG (VIDEO)

418
0

Chelsea fiton dhe në duelin e kthimit ndaj Milanit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në turin tjetër. Blutë e Londrës triumfuan në shifrat 2-0 në “San Siro”.

Ndeshja nisi me një episod në minutën e 18-të, me Tomorin që do të shkaktonte një faull në zonë ndaj Pulisic, i cili po shkonte përballë portierit. Arbitri e ndëshkoi me karton të kuq direkt dhe akordoi 11-metërsh. Jorginho do të realizonte përballë portierit Tatarusanu.

Chelsea përfitoi nga avantazhi numerik. Blutë e Londrës në minutën e 34-t realizojnë me Aubameyang, i cili konkretizoi një aksion perfekt për skuadrën angleze. Milani e kishte shumë të vështirë për të dalë dhe për të rrezikuar portën e kundërshtarëve.

Real Madridi mori një barazim vetëm në fundin e ndeshjes, 1-1 ndaj Shakhtar Donetsk, një ndeshje që u luajt në Varshavë. Antonio Rudiger barazoi në fund, duke ju përgjigjur golit të Zubkov.

PSG nuk fitoi sërish ndaj Benficës, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Parc de Price”. Kylian Mbappe shënoi golin e avantazhit me penallti, ndërkohë që Joao Mario do të barazonte me të njëjtën mënyrë në pjesën e dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit