Home Sporti Chelsea rrezi...

Chelsea rrezikon dënim me pikë për shkak të veprimeve të Abramovich

27
0

Skuadra e Chelsea-t është nën hetim nga Premier League për transaksionet financiare, që janë kryer për transferimet e lojtarëve në kohën kur në krye të klubit londinez ishte “manjati” rus Roman Abramovich.

Mediat britanike mësohet se janë zbuluar pagesa sekrete, që janë bërë nga vetë klubi drejt rusëve të Anzhi Makhachkala, të cilët më pas blenë nga “blutë” kartonët e kamerunasit, Samuel Eto’o e brazilianit, Willian.

“Manjati” rus e shiti klubin drejt “homologut” amerikan, Todd Boehly, gjatë vitit 2022, pasi qeveria pasi qeveria britanike sanksionoi oligarkun rus pas nisjes së luftës në Ukrainë, për shifrën e 4.2 miliardë paundëve, megjithatë, në hije kanë vazhduar hetimet rreth menaxhimit të tij në vite.

“The Sun” shton se klubi londinez mund të përballet edhe me një dënim me reduktim pikësh, që do të kishte pasoja të rënda në një sezon, që nuk po rezulton aq i mbarë sa pritej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit