Home Aktualitet Chelsea shkat...

Chelsea shkatërron Milanin, fitojnë edhe Juvja, Reali dhe City (VIDEO)

282
0

Chelsea ka arritur një fitore spektakolare 3-0 ndaj Milanit, duke shtuar shanset për kalimin e grupit. Blutë e Londrës bën detyrën në shtëpi, teksa do të zhbllokon rezultatin në minutën e 24-t me Fofana. Në fillimin e pjesës së dytë Aubameyang do të dyfishonte rezultatin pas një asisti nga James. Ky i fundit do të shënonte 6 minuta më pas dhe golin e sigurisë që i dha fund shpresave të ekipit të Piolit.

Real Madrid mori një sukses 2-1 ndaj Shakhtar, por jo pa vuajtje. Rodrygo dhe Vinicius Junior shënuan për ekipin e Ancelottit, por Zubkov do të shënonte golin e shpresës që i dha më shumë besim ekipit ukrainas.

Juventusi mori fitoren e parë në Champions League për këtë sezon, duke mundur 3-1 Maccabi Haifa. Angel Di Maria ishte në një mbrëmje magjike duke shërbyer 3 asistë, dy të shënuar nga Rabiot dhe një nga Dusan Vlahovic. Ekipi izraelit shënoi me David, ndërkohë që goditi dhe dy herë shtyllën. PSG u ndal në barazim 1-1 në transfertën ndaj Benficës. Super goli i Messit nuk do të mjaftonte për parisienët, pasi Danilo do të shënonte autogol.

Manchester City shkatërroi 5-0 Kopenhagenin. Erling Haland me dy gola, një autogol i Khocholava dhe një gol nga Mahrez dhe Alvarez vendosën këtë sfidë. Dortmundi fitoi 4-1 në transfertën ndaj Sevillas. /R.Lika-Koha Jonë/



LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit