Home Sporti Chelsea vijon...

Chelsea vijon “spastrimet”, Koulibaly transferohet në Arabinë Saudite

129
0

Aventura e Koulibaly tek Chelsea mbetet pas vetëm një sezoni. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar në Arabinë Saudite, ku klubi i Al Hilal e ka bindur të firmosë një kontratë 3-vjeçare me pagë prej 30 milionë eurosh në sezon, ose 4 herë më shumë sesa fiton te Chelsea.

Klubi londinez ka arritur një akord verbal me drejtuesit e Al Hilal dhe pritet që transferimi të kompletohet shumë shpejt.

Koulibaly është vetëm futbollisti i radhës që transferohet në Superligën saudite, teksa më herët kanë shkuar atje edhe emra si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe shoku i ekipit Ngolo Kante.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit