Home Sporti Chiellini: Do...

Chiellini: Do të ishte më mirë që Ronaldo të ishte larguar më herët

134
0

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi te United gjatë verës, ishte si një rrufe në qiell të hapur për të gjithë te skuadra torineze. Askush nuk e priste që portugezi të bashkohej pak para fundit të merkatos me Djajtë e Kuq. Të gjithë u përqendruan në lamtumirën e CR7 dhe pak në atë që do të ndodhte në klubin e famshëm italian.

I këtij mendimi është dhe Chiellini, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë për platformën “DAZN”. “E ndjeva se mund të largohej gjatë verës. Cristiano kishte nevojë për stimuj të rinj dhe për një ekip që mund të luante për të. Kur gjen një ekip që luan për të është gjithmonë vendimtar, pasi këtë gjë e bëri edhe me ne gjatë 3 viteve.

Ne po ndjekim një program rinovimi, por nëse do të kishte qëndruar do të ishte një vlerë e shtuar për ne. Nëse do të ishte larguar më herët, do të kishte qenë më e përshtatshme për të gjithë. Mund të përgatiteshim ndryshe, ndaj dhe paguam diçka pas atij largimi. Krijoi një tronditje të vogël, që solli dhe humbje të pikëve në ndeshjet e para. Nëse do të ishte larguar më 1 gusht në një situatë tjetër, do të kishim kohë për t’u përgatitur”, shpjegoi Chiellini. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit