Home Sporti Cikalleshi: T...

Cikalleshi: Të evitojmë gabimet, më mirë kur luajmë me dy sulmues

48
0

Sokol Cikalleshi ka folur sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Izraelit dhe Islandës për Ligën e Kombeve, përballje që duhen fituar për të siguruar kreun e Grupit B të Ligës 2 në Nations League.

“Po punojmë shumë, po bëjmë më të mirën për momentin, edhe pse grupi nuk është i plotë. Shpresojmë të marrim rezultatin që na çon në realizimin e objektivave.

Më mirë është të luaj me dy sulmues, kur kam një partner afër mundësia e shënimit është më e madhe. Besoj kështu do vazhdojmë të luajmë. Rëndësi ka që të jetë grupi i plotë.

Problemi i ndeshjes së fundit ishin gabimet që mund të evitoheshin. Kemi bërë analiza me video, i kemi parë gabimet dhe besoj do i përmirësojmë.

Izraeli? Kundërshtar i vështirë, grup më i vështirë se përpara. Të bëjmë më të mirën taktikisht. Të mos pësojmë dhe më pas të shohim për të shënuar e fituar. Na bëjnë punë vetëm tre pikët në Izrael.

Po tentoj të provoj një aventurë të re, kam dy vite kontratë me Konyasporin, mund të rikthehem përsëri aty pas një viti. Do të jem gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren. Jam pak larg, kampionati nuk është si në Turqi.

Nëse do shënoj dhe do bëj prezenca të mira, mendoj se ftesa e Kombëtares nuk do më mungojë. Është kampionat i ri, shpresoj të përshtatem sa më shpejt dhe të shënoj. Nëse arrij në formë besoj se do ndihmoj edhe Kombëtaren”, deklaroi Cikalleshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit