Home ShowBiz Cilën dorë ke...

Cilën dorë ke në allçi? Arjan Konomi i revoltuar nga pyetja e ndjekësve: Idiotizma (VIDEO)

340
0

Opinionisti mjaft i komentuar edhe në rrjete sociale, Arjan Konomi ka bërë një sqarim për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, që kanë dyshime në lidhje me aksidentin e rëndë që ai pësoi në Jordani.

Konomi shprehet se ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e tij, të cilët shprehen sesi është e mundur që në video ai shfaqet një herë me dorën e majtë në allçi dhe një herë me dorën e djathë. Opinionisti i revoltuar nga këto pyetje ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta.

”Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë. Dora ime në allçi është kjo dhe është e njta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, më xhiron dikush del e transformuar krahur. Unë e kam pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj. Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit