Home Forum Çim Peka mend...

Çim Peka mendon se Saliu fiton zgjedhjet!

1817
0

Tashmë kur Berisha rrezikon edhe të mos regjistrohet në zgjedhje, Çim Peka një gazetar VIP dhe që duhet pranuar ka bërë histori vitet e fundit, mendon se Berisha i fiton zgjedhjet e 14 majit.

Në fakt Berisha i kishte shanset të gjënte konsensus brenda PD dhe opozitës, por analistët afër tij i thonin se “e ke të fituar Doktor!”, dhe nga ana tjetër shikonin për ndonjë kullë në Tiranë.

Berisha në raport me Bashën dhe Alibeajn është shumë lart dhe për hir të vertetës “KOHA JONE” ka thënë se vula dhe emri i PD duhet të jenë të Berishës, sepse elektorati mbetet në shumicë proSaliut. Dhe se gjykata e Apelit realisht ka kryer një krim ndaj pluralizmit.

Por ku “KOHA JONE” bënte editoriale (saktësisht me 13 maj 2022, shiko videon më poshtë) dhe thoshte se duhet përballje dhe përplasje që tani me kryeministrin Rama e jo duke pritur me shpresën se gjykata do t’ja jepte emrin e PD dhe të drejtën për tu regjistruar në zgjedhje, ishin ata që sot vajtojnë, që thonin kudo nëpër Tiranë se “nuk ka shkon gjykatë që guxon pa ia dhënë Doktorit”.

(Shënim: Kjo video është publikuar nga KOHA JONE me 13 maj 2022)

Dhe Doktori shpresoi më kot!

Fakti ishte mbrëmë që e lanë të sillet mes sikletit se si të regjistrohet në zgjedhje, Doktorin.

Dhe se vetë Doktori e lodhi popullin me “revolucionin” që kurrë nuk u bë REVOLUCION!

E ka thënë bukur Andi Bushati dhe Fatos Lubonja: Rama nuk rrëzohet me fjalime te “Revolucioni”, por me përballje.

E fundit në raport me një shkrim të botuar sot në “KOHA JONE” nga kryeredaktori Daniel Muçaku, me dashje apo dashje “Syri.net”, ngatërron autorin duke ia veshur Lesit si botues!

Natyrisht që Çim Peka nuk mund të akuzohet për këtë deformim profesional, por kjo është si të shkruaj fjala vjen, gazetari i mirënjohur Andi Bejtja një shkrim-qëndrim dhe ne të “KOHA JONE” të themi se “Çim Peka mendon kështu e ashtu!”.

Kaq për sot!

Redaksia e KOHA JONE

https://www.syri.net/politike/574866/parashikimet-e-lesit-lulzim-basha-kryetar-i-pd-edi-rama-shef-i-nato/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit