Home Aktualitet Cim Peka: Për...

Cim Peka: Për gjithologët…

161
0

Për gjithollogët!
Kush e pranon se Rama ka makineri për shantazh dhe blerje votash dhe me të nuk ka zgjedhje por fajet i ka opozita, thjesht është në shërbim të regjimit me apo pa vetëdije.
Injorojini këta gjithollogë dhe vendosni ti rrini përballë këtij regjimi bastardësh. Nuk janë të pamposhtur, thjeshtë po përdorin armën e fundit. Të vrasin edhe atë pak shpresë që krijoi opozita e pakapur prej një viti. 500-600 mijë zemra të pathyeshme nga regjimi ishin aty edhe më 14 maj.
Vetëm se një gjë:
Nuk di rast kur opozita ka ardhur në pushtet pa kosto dhe heronj të vrarë nga e majta kriminale shqiptare. Në Shkodër Ramiz Alia vrau elitën rinore të drejtimit të opozitës pas masakrës zgjedhore në ‘91.
Ne ‘98 pasuesit e Ramizit vranë në oborrin e selisë së opozitës kryetarin e saj të parë.
Deri tani në regjimin e Ramës kjo akoma nuk ka ndodhur, por do të ndodhë ditën që Rama do ndihet realisht i kërcënuar.
Pyetja është nëse ish-zyrtarët e lartë të PD, ish-drejtorët apo ish.. ish.. a janë të gatshëm të japin edhe jetën për pluralizmin?
Këtu dyshoj.
Sigurisht që do të dalin djem e vajza qe janë të gatshëm ta bëjnë ate sakrificë.
E sigurte është që dënimin qe nuk pati fatin ta merrte Hoxha për krimet që kishte bërë pasi kishte vdekur, lutem që Rama të jetë gjalle e të përballet me krimet, vjedhjet e spastrimet e popullsisë që ka bërë.
PS: Këta që thonë se Rama është regjim por një opozitë fine mund ta largojë, me kujtojnë Presidentin Meidani në vitin 1999:
Kur Sali Berisha dhe opozita kërkonte NATO-n në Kosovë, Meidani thoshte: Jo NATO, por UNESCO në Kosovë. Se si mund ta largonte ushtrinë kriminale serbe nga Kosova UNESCO dhe jo NATO, vetëm Meidani e dinte. Njëjtë dhe këta gjithollogët e mediave që kanë shpresë te disa femije të Soros e majtistë të semurë, e jo tek opozita reale.
Nese doni akoma pluralizëm, përballuni edhe me koston e jetës përballë bandave të Dubait, Bolivisë, Spanjës që ishin në shërbim të Edi Ramës më 14 maj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit