Home Sporti City-Arsenal ...

City-Arsenal “ndezin” Premier League, sonte vendoset titulli kampion në Angli

86
0

Premier League vjen sonte në mbrëmje me duelin më të bukur të sezonit, që do të vendosë titullin kampion. Manchester City dhe Arsenal do të përballen sot në mbrëmje në një sfidë që premton emocione dhe spektakël.   “Topçinjtë” udhëheqin klasifikimin me 5 pikë më shumë se “Qytetarët”, megjithatë llogaritë për titullin në Premier League janë akoma të hapura, pasi skuadra e Pep Guardiolës ka dhe dy ndeshje më shumë për të luajtur. City i ka fituar të dyja ndeshjet kundër Arsenalit këtë sezon, një në Kupën FA dhe një në kampionat, Guardiola do të mbajë skuadrën me këmbë në tokë dhe kërkon përqëndrim maksimal.

“Është vërtet e rëndësishme, por jo, nuk mund ta quaj ndeshje vendimtare sepse kanë mbetur shumë ndeshje të vështira për të dyja skuadrat. Por, nuk mund të them se çdo gjë përfundon me këtë ndeshje. Ne kemi luajtur dy herë këtë sezon dhe kanë qenë ndeshje vërtet të vështira, pavarësisht se në fund kemi qenë ne fitues. Kërkoj nga skuadra vetëm përqendrim dhe mund t’ia dalim”, deklaroi Guardiola para ndeshjes.

Nga ana tjetër Arteta ka vlerësuar skuadrën e “qytetarëve” por sipas tij kjo ndeshje edhe nëse fitohet nuk mund të vendos fatin e titullit: “Edhe nëse fitojmë, nuk jemi kampionë sepse ka ende ndeshje. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por është një mundësi shumë e mirë për ne që duhet ta shfrytëzojmë. Mungesat? Xhaka është në dyshim për shkak të një viroze. Shpresojmë që të jetë i gatshëm, edhe pse në seancën e fundit stërvitore, ai ka munguar”.

City favorit- Sipas kompanive të basteve në Angli, Manchester City është ndjeshëm më e favorizuar, pasi kuotohet me koeficientin 1.55 për të fituar këtë ndeshje, barazimi kuotohet 4.50, ndërkohë që një fitore e mundshme e Arsenalit ka koeficientin 5.50.

Mungesat – City nuk do të ketë për këtë ndeshje Ake të dëmtuar si dhe Mendy, i cili është pezulluar prej disa muajsh.Nga ana tjerr te Arsenali, janë konfirmuar mungesat e Elneny, Saliba dhe Tomiyasu, ndërkohë Granit Xhaka është ende në dyshim nëse do të luajë ose jo për shkak të një viroze.

Formacionet e mundshme 

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Akanji, Dias, Laporte; Stones, Rodri; Mahrez, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland.

Arsenal (4-2-3-1): Ramsdale; Ëhite, Holding, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit