Home Sporti City fiton ak...

City fiton aktin e parë ndaj Atleticos, Liverpooli hipotekon kualifikimin në Portugali (VIDEO)

205
0

Manchester City dhe Liverpooli hedhin një hap drejt kualifikimit pasi kanë triumfuar në çerekfinalet e para në Champions League. Skuadra e Guardiolës fitoi 1-0 në “Etihad Stadium” ndaj Atletico Madrid. Pas 45 minutave të para, ku të dyja skuadrat ishin agresive, por pa mundur të rrezikojnë, i dyti do të sillte dhe golin e vetëm. Në minutën e 70-të, Kevin De Bruyne realizoi një gol të bukur pas një inkursioni në zonë. Atletico Madrid nuk kishte forca që të reagonte duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.

Liverpooli hedh një hap thuajse të sigurtë drejt gjysmëfinales, teksa mori një fitore 3-1 në duelin e parë ndaj Benficës. Konate zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje me kokë, ndërkohë që në të 34-tën do të ishte Sadio Mane që do ta kishte një lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë pas një pasimi nga Luis Diaz.

Benfica reagon në fillimin e fraksionit të dytë, duke shënuar me Nunez, i cili shfrytëzoi një gabim të mbrojtës së anglezëve. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Luis Diaz shënoi dhe golin e tretë që thuajse vulos dhe kualifikimin. Në këtë mënyrë skuadra e Klopp shkon e qetë në duelin e kthimit që do të luhet në “Anfield Road”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit