Home Aktualitet City fiton me...

City fiton me lehtësi ndaj Burnley-it, Haaland shkëlqen me dopietë (VIDEO)

21
0

Manchester City e nis me një fitore spektakolare sezonin 2023-24 të Premier League. Kampionët në fuqi treguan menjëherë forcën e tyre duke mundur me lehtësi 3-0 Burnley-in në transfertë.

Ishte gjithçka e thjeshtë për ekipin e Guardiolës që do ta zgjidhte ndeshjen që në pjesën e parë. Erling Haaland ishte protagonist absolut me një goditje të saktë në minutën e 4-t dhe më pas realizoi një perlë në minutën e 36-ë duke e dërguar topin në trekëndësh.

Në pjesën e dytë do të ishte Rodri që do të vuloste shifrat në minutën e 75-të. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte me vendasit që lanë shumë për të dëshiruar në këtë ndeshje. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit