Home Sporti City fiton me...

City fiton me një perlë të De Bruyne ndaj Chelsea-t dhe i afrohet titullit (VIDEO)

126
0

Manchester City hedh një tjetër hap drejt titullit kampion në Premier League, duke koleksionuar një fitore të rëndësishme në super duelin ndaj Chelsea-t. Skuadra e Pep Guardiolës mori një sukses minimal 1-0 në “Etihad Stadium”, teksa tashmë e sheh veten n krye me 56 pikë, 13 më shumë se Chelsea i vendit të dytë.

Ndeshja do të vendosej nga një “perlë” e shënuar nga De Bruyne në minutën e 70-të. Mesfushori belg mori një top nga pranë mesfushës dhe më pas i afrohet zonës atje ku lëshon një goditje nga distanca, që do të shkonte në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Arrizabelaga.

Pavarësisht këmbënguljes së Chelsea-t në minutat e fundit, rezultati nuk do të ndryshonte. City me këtë sukses i afrohet dhe më shumë titullit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit