Home Sporti City kalon pe...

City kalon pengesën Atletico dhe shkon në gjysmëfinale, kualifikohet edhe Liverpooli (VIDEO)

268
0

Manchester City siguron një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League, pasi mor një barazim pa gola në duelin e kthimit. Ekipi i Guardiolës ju falë fitores minimale në sfidën e parë. Rastet për shënim në super sfidën e mbrëmjes nuk munguan, por nuk do të kishte asnjë gol në “Wanda Metropolitano”.

Griezmann ju afrua shumë golit me një goditje në hyrje të zonës. Te “Qytetarët” De Bruyne doli nga fusha i dëmtuar, duke ndikuar ndjeshëm në rënien e ritmit në minutat e fundit. Në gjysmëfinale City do të sfidojë Real Madridin.

Liverpooli barazoi 3-3 në duelin e kthimit ndaj Benficës, por kalon në gjysmëfinale falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Skuadra e Klopp zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21-të me Konate, ndërkohë që Goncalo Ramos do të barazonte në të 32-tën.

Në fraksionin e dytë, Firmino do të shënonte dy gola në harkun e 10 minutave, duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të tij. Gjithsesi portugezët nuk dorëzohen dhe do të shënonin dhe dy gola të tjerë me Yaermchuk dhe Nunez. Në gjysmëfinale “The Reds” do të sfidojnë Villarealin. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit