Home Sporti City kërkon t...

City kërkon të fitojë “tripletën”, ja shuma e frikshme që mund të arkëtojë

102
0

Manchester City mund të mbyllë një sezon historik. Skuadra e Pep Guardiolës po luftojnë për të fituar ‘tripletën’ sezonale: Premier League, Champions League dhe ‘FA Cup’.

Tre titujt, sipas “The Sun”, do të sillnin miliona në arkat e klubit. Një pasuri e vërtetë. Në rast të fitimit të titullit në Premier League, sipas tabloidit anglez, të ardhurat e skuadrës do të ishin rreth 188 milionë euro. Përveç kësaj, do të ishte titulli i pestë në gjashtë sezonet e fundit, që do t’iu shërbente “qytetarëve” për të zgjatur edhe një vit dominimin.

Nëse përveç Premier League do të fitonte edhe të parën Ligë Kampionësh në historinë e vet, sipas vlerësimeve të ‘The Sun’, Manchester City do të merrte rreth 134 milionë euro më shumë. Të cilave do t’iu shtoheshin edhe 4.5 milionë të tjera në rast se djemtë e Pep Guardiolës do të fitonin Kupën e Anglisë. Në total në arkat e klubit do të shtoheshin 326.5 milionë euro.

City ka dhe 7 ndeshje deri në fundin e sezonit, që do të vendosin shumë për fatin e një edicioni të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Pep Guardiolës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit