Home ShowBiz Cllevio, repe...

Cllevio, reperi që po “çmend” fansat. Nga burgu te hyrja në muzikë

531
0

Cllevio Serbinao, reperi rebel i cili sot po “çmend” fansat me hitet e tij, ndërsa 2022 mund të quhet viti i tij për sa i përket famës, muzikës, sherreve dhe burgut. Cllevio ka lindur në Lushnjë në vitin 1986 dhe emrin e vërtetë e ka Kleviol Ahmeti. Ka jetuar për 11 vite në Bronx, New York, AMERIKË. Aty Cllevio u bashkua me Grupin TBA The Bloody Alboz grupi i këngëtarëve të njohur si Unikkatil, Don Phenom, Klepto, Kobra. Kleviol njihej gjithashtu edhe me emrin Hudra Aka problemi.

Në vitin 2014 ai u arrestua nga Policia pas rrëzimit të avionit në plazhin e Divjakës të pilotit italian, Giorgio Riformato. Ai ka kryer denimin e tij prej 6 vitesh me burg, doli nga burgu ne vitin 2020 dhe vazhdon me projektet muzikore. Duket se burgu nuk po le të qetë artistin të vazhdojë projektet muzikore. Ai bëri 1 muaj burg, pasi sipas policisë ai theu arrestin shtëpiak gjatë kohës kur u përplas me Noizy-n. Përplasjet me Noizy në fakt kishin kohë që kishin nisur rrjetet sociale.

Kënga “Paridi” është kthyer në hitin e verës. Kënga u bë virale sidomos në Tik-Tok dhe Instagram. Ai njihet edhe për stilin e të veçantë teksa këngët i publikon pa videoklip. Në muajin e fundit ai ka publikuar disa këngë që janë bërë virale: “1 ëndërr e gjatë”, “44 Buza”, dhe “Ironi Kirurgu”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit