Home Aktualitet CNN: Bëhet kr...

CNN: Bëhet kryelajm, ora me vlerë prej 1.26 milionë dollarë e Pep Guardiolës

225
0

Ndërsa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po shihte skuadrën e tij duke luajtur kundër Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën, ora e tij po bënte tituj lajmesh në mbarë botën.

Në Estadio Santiago Bernabéu të Madridit, sipas TNT Sports, e cila është në pronësi të Warner Bros. Discovery, kompania mëmë e CNN, Guardiola mbante në kyçin e dorës një orë ekstravagante Richard Mille me vlerë 1 milion £ (1.26 milion dollarë).

Guardiola’s Manchester City won the Champions League last year. Oscar J. Barroso/Europa Press/Getty Images

Ora me prodhim të kufizuar – një nga vetëm 50 ekzemplar është ora mekanike më e lehtë e bërë ndonjëherë, sipas stilistit, me peshë vetëm 18.83 gram, duke përfshirë rripin. Kjo është e barabartë me rreth katër fletë letre A4 ose me madhësi letre amerikane.

Fillimisht ishte projektuar, për 22 herë kampionin e tenisit në Grand Slam, Rafael Nadal, për t’u venë gjatë lojës dhe kështu çdo element ishte projektuar me kujdes për të minimizuar peshën e tij.

Pjesa e pasme monoblok e orës është bërë nga karboni, duke e dizajnuar atë si shumë rezistente ndaj goditjeve dhe gërvishtjeve, si dhe tepër të lehta. Ndërsa bazamenti prej titani është i lidhur me kutinë me katër kabllo çeliku, secila prej vetëm 0,35 mm (0,01 inç) në diametër.

Guardiola shpesh fiton lavdërime dhe ngjall interesim për stilin, dhe dashuria për modën daton që në fillim të karrierës së tij futbollistike; në vitin 1993, ndërsa luante për Barcelona FC, ai shkeli në pasarelë për stilistin spanjoll Antonio Miró.

https://edition.cnn.com/2024/04/13/style/pep-guardiola-watch-manchester-city-spt-intl-scli/index.html

Nga Issy Ronald , CNN

Përgatiti: Albert Vataj/ Koha Jonë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit