Home Sporti “Coach ...

“Coach Educators”, pjesëmarrësit vlerësojnë programin: Përmirësojmë njohuritë tona

18
0

Për herë të parë në Shqipëri në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në bashkëpunim me UEFA-n po organizohet programi “Coach Educators”, një proces i rëndësishëm për formimin e profesionistëve të fushës së trajnimit.

Ky kurs i rëndësishëm udhëhiqet nga drejtuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF dhe marrin pjesë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave si edhe disa personalitete të tjerë të futbollit shqiptar, të cilët janë të angazhuar si lektorë në kurset e trajnerëve.

Dy nga trajnerët pjesëmarrës në këtë kurs, Mikel Cenaj dhe Cyme Lumaj tregojnë në një prononcim për fshf.org se sa i rëndësishëm është ky program.

“Është një gjë shumë e rëndësishme sepse siç e thatë edhe ju është për herë të parë. Të rejat më të fundit nga UEFA i kanë sjellë në Shqipëri, prandaj është shumë e rëndësishme. Kjo ka të bëjë më tepër me pjesën e përgatitjes së trajnerëve, që duhet ta zhvillojmë për qytetet tona.

Është shumë e rëndësishme që trajneri të jetë gjithmonë në qendër të vëmëndjes, të marrë gjithmonë informacione, aktualizime nga UEFA, që të jenë sa më të përgatitur për të stërvitur fëmijët apo edhe të rriturit”, thotë trajneri Cenaj.

Trajnerja Cyme Lulaj vlerëson rëndësinë e këtij programi: “Jam trajnere e Kinostudios U-16 për vajza dhe U-14 për djem. Ky kurs është shumë i veçantë sidomos për trajnerët sepse ai jep një ndihmë të madhe se si duhet të formohet një trajner elitar dhe jep disa eksperienca nga ato çfarë  si kemi pasur më parë dhe i kemi marrë tani.

Për mua është një ndihmë jashtëzakonisht e madhe sepse kam arritur deri te niveli A, dhe mendoj edhe për pjesën e nivelit PRO. Mendoj që do të jetë një hap i madh për karrierën time”- përfundon Cyme Lulaj.

Programi “Coach Educators” nisi më 25 shtator dhe përfundoi sot, teksa të gjithë pjesëmarrësit u pajisen me licensën “Coach Educators” nga UEFA.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit